Totali i vizitorve

Thursday, October 11, 2012

Francezja me faturë telefoni prej 11,7 trilionë euro

Një franceze këto ditë ka marrë një faturë për telefon, të cilën nuk do . të mund ta paguanin as shtetet e konsoliduara financiarisht. Operatori "Buiges" në jugperëndim të Francës një ish-shfrytëzueses i ka dërguar një fatur, e cila ashiqare është gabim i madh. Siç raportojnë mediat franceze, pas shkyqjes nga shërbimet telefonike, gruaja ka marrë një letër me të cilën i është kërkuar të paguaj faturën prej 11.721.000.000.000.000 eurosh, përkatësisht 11,7 triliona euro. - Në faturë kishte aq shumë zero, sa që nuk kisha idenë se për sa para bëhej fjalë, tha Solen San Joze për të përditshmen "Sid-Uest" në Bordo. Thirrjet e panumërta telefonike të gruas drejtuar qendrës servisuese ishin të paefektshme , sepse gruas i thanë se faturat lëshohen në mënyrë automatike dhe se duhet ta paguaj shumën e përmendur. Zëdhënësi i operatorit, megjithatë e ka pranuar gabimin dhe për AFP-në ka thënë se borxhi i vërtetë të cilin duhet ta paguaj gruaja është 117, 21 euro.

Zajmina heq silikonin nga gjoksi !!

Zajmina Vasjari është një këngëtare mjaftë e kërkuar nga publiku e cila është duke punuar më shumë se kurrë për të arritur sa më shumë suksese në fushën e këngës. Ajo aktualisht përveç angazhimeve në festivalin “Kënga Magjike” ka bërë plane për videoklipin e ri, të cilin ka vendosur ta punoj në Kosovë. “Pas festivalit ‘Kënga Magjike’ i cili do të zgjasë me javë të tëra, kam vendosur të realizoj edhe një videoklip të ri. Por besoj se do të jetë një bashkëpunim me ndonjë produksion nga Kosova”, ka thënë ajo për “Zëri”. U bë kohë e gjatë që këngëtarja profesionin e këngës përveç Shqipërisë po e ushtron edhe në Kosovë, kjo për faktin se këtu ka shumë miq dhe adhurues të këngës së saj. “Tashmë u bë një kohë e gjatë që jam lidhur me Kosovën dhe arsyet përse jam e lidhur me këtë vend dhe që po realizoj projekte të shumta muzikore janë vetë adhuruesit dhe bashkëpunëtorët e mi të këngës. Në Kosovë kam gjetur njerëz që më vlerësojnë shumë dhe e duan këngën time. Përveç Shqipërisë, sa herë që jam në Kosovë e ndiej veten si në shtëpinë time”, shton ajo. Zajmina mbanë raporte të mira me një pjesë të madhe të këngëtarëve të estradës sonë, mbase është mjaftë e guximshme dhe nuk ndjenë frikë nga konkurrenca. “Thuajse me të gjithë kolegët e mi nga Kosova kam raporte të mira. Ndërkaq sa i përket konkurrencës nuk kam pse të frikësohem, sepse në fund fundi të fundit secili e bënë punën e vet dhe secili nga ne ka adhuruesit e vet. Kështu që nuk kemi pse të xhelozojmë njëri-tjetrin”, ka shtuar ajo. Zajmina deri në fund të vitit do të realizoj edhe disa projekte të reja, ndonëse tani po afrohen edhe përgatitjet për xhirimet e programeve festive të Vitit të Ri dhe sipas saj do të mundohet të duket sa më bukur dhe e kompletuar mbasi qe ka gjasa ta heq edhe silikonin nga Gjoksi.

Modelja nga Bosnja, Vali Corleone flet ëndrra

Sarajevë, 11 tetor – Top-modejla e njohur nga Bosnjë-Hercegovina, e cila shpesh herë sfilon në pasarelat e Prishtinës, Daniella Mijatoviq, në profilin e saj në Facebook ishte munduar që të sqaronte diçka në gjuhën shqipe për të gjithë miqtë e saj shqiptarë.Ne u interesuam të dinim dhe ky sqarim kishte të bënte në lidhje me një deklaratë të Princit Vali Corleone, i cili kishte thënë në programin “Zonë e Lirë” se ka pasur lidhje edhe me top-modelen. Kur ajo se a mos e kishte takuar Corleonen, ajo na tha konkretisht kështu “Nuk jam takuar me të, po të isha takuar ai me siguri do ta dinte që unë jam lindur në Keni dhe kjo është arsyeja pse unë jam e zezë. Nuk e di arsyen pse ai më ka përmendur mua, sepse unë nuk jam një person i famshëm në Shqipëri. Pra, çdo gjë që ka thënë ai është gënjeshtër. Ai vetëm flet për femra tërheqëse, për të cilat ëndërron, por nuk mund t’i ketë”.