Totali i vizitorve

Sunday, November 4, 2012

Viagra për femrat në formë të pikave për hundë!

Përjetimi i orgazmës është i paarritshëm pothuajse për 30% të femrave, por terapia e re, e cila momentalisht është në fazën e testimit, këtë shifër do të mund ta ndryshonte në mënyrë drastike. Anorgazma, paaftësia e femrave për ta përjetuar orgazmën është një ndër problemet më të shpeshta seksuale tek femrat. Edhe pse nga kjo vuajnë një e treta e femrave, momentalisht zgjidhjet e vetme janë tretmanët me psikoterapi dhe terapi seksuale. Mirëpo, shkencëtarët nga universiteti Monash në Australi, në hulumtimet që i kishte udhëhequr profesoresha Susan Davis, testohet efikasiteti i terapisë për anorgazmë, e cila bazohet në testosterone. “Presim që terapia të ketë sukses si një lloj i Viagrës për femrat. Femrat këtë ilaç mund ta përdorin vetëm atëherë kur presin marrëdhënie seksuale”, thotë Davis. Terapia në trup mund të përdoret në formën e pikave për hundë e që ndikimin e fillon dy orë pas përdorimit. Shkencëtarët shpresojnë se do të gjejnë numër të mjaftueshëm të femrave, nga mosha 18 deri në moshën 49- vjeçe, të cilat kanë përjetuar anorgazmën dhe do të kishin vullnetin të marrin pjesë në test. Pos në Australi, teste do të bëhen edhe në SHBA e në Kanada.

Të martoheni apo jo - shkenca e ka përgjigjen!

Mendimi për martesë është një ndër vendimet më të rëndësishme në jetë. Por, si ta dimë nëse e kemi gjetur atë të duhurin apo të duhurën, shkenca e ka përgjigjen. Edhe pse nuk mund të duket e saktë dhe zgjidhje përfundimtare, shumica nuk e dëgjojnë instinktin, e që në fakt edhe është zgjidhja. Në studimin e parë shkencor që kishte për qëllim të testojë nëse dyshimet me të vërtetë mund të jenë të sakta, është zbuluar se femrat të cilat kishin dyshime, martesën e kishin kaluar me probleme, gjë që kishte ndikuar në shkurorëzim. Femrat të cilat para martesës kishin dyshime të caktuara, 2,5 herë kishin më shumë gjasa që pas një viti martesë të ndahen, në krahasim me ato femra, të cilat e kishin ndjenjën se janë me mashkullin e duhur. Femrave zakonisht u thuhet se kjo është normale dhe se kjo do të kalojë dhe se dyshimet vijnë si pasojë e të qenit nervoze. Mirëpo, është me shumë rëndësi që ta dalloni nervozen dhe dyshimet serioze. “Nuk ekziston asnjë fakt se problemet në martesë kalojnë vetvetiu dhe se me kalimin e kohës do të bëhet më mirë. Me siguri se problemet vetëm sa do të përkeqësohen dhe do të shndërrohen në probleme më serioze”, ka deklaruar autorja e studimit, Justin Langer.