Totali i vizitorve
Tuesday, November 13, 2012
Filmi i parë shqiptar porno, xhirohet në liqe
Tiranë, 13 nëntor - Filmi i parë pornografik në Shqipëri, me aktorë dhe mjedise tërësisht shqiptare, do të këtë premierën e tij në muajin qershor.
Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, 25 vjeçari Erion Murizi, shprehet për idenë dhe materializimin e saj në një film të tillë. Pas publikimit të statusit në Facebook dhe ndihmës që i dhanë shokët e tij ai mundi të nisë xhirimet për filmin.
Erioni thotë se pjesëmarrëse janë 3 vajza shqiptare që jetojnë në Itali si dhe 3 djem shqiptar. “Për djemtë nuk ishte e vështirë fare. Ata nuk e kishin problem dhe kishim shumë kërkesa.
Të gjithë u zgjodhën nëpërmjet një audicioni të hapur”,- tha Murizi. Xhirimet e filmit janë realizuar në vende të ndryshme si Liqeni Artificial në Tiranë, në një vila në Golem të Durrësit e madje edhe në urbanet e Tiranës.
Djali gjithashtu shprehet se familja e tij nuk e priti mirë idenë e këtij filmi madje e ëma e kërcënuar me dëbim nga shtëpia. “ Mamaja e mori vesh nga interneti, ku kishin qarkulluar thashetheme e para për filmin.
Më mori në telefon dhe më tha, “Çfarë ke bërë këtë herë? Nuk të pranoj më në shtëpi”,- rrëfen aktori. Erion Murizi punon si aktor dhe stripman në lokalet e natës dhe arriti të ndërthurte jetën e natës me striptizmin në një film pornografik, i cili ka hapur mjaft polemika
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment