Totali i vizitorve

Sunday, November 25, 2012

Gjyste Vulaj – Vali Corleone – me ofroj 50mi euro per nje nat

Gjyste Vulaj refen se Vali Corleone ika afruar 50 mi euro per nje nate.. Nese ju pelqen ky lajm jepi Like Ketu --> Partneret tana

Rita Ora falas në Tiranë, këngëtarët tjerë nga një mijë euro

Rita Ora do këndojë në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në natën e 28 Nëntorit, në një koncert madhështor që do të mbahet në sheshin “nënë Tereza”. Këngëtarja e njohur e muzikës pop me origjinë shqiptare pasi shkeli Kosovën, ku realizoi dhe videokëngën e saj të fundit, tashmë ka vendosur në agjendën e saj dhe Tiranën, ku do këndojë falas për këtë 100-vjetor Pavarësie. Ajo, siç raporton panorama udhëton nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për koncertin e veçantë, ku do të këndojë vetëm tri këngë nga repertori saj. Mediat shqiptare dhe ato kosovare e kanë konsideruar ardhjen e Rita Orës në Shqipëri një surprizë të vërtetë, meqë artistja tashmë është shumë e famshme pasi ka qëndruar në krye të klasifikimeve muzikore në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Para se të pranonte këtë ftesë nga Shqipëria për koncert, pyetjes së gazetarëve se a kishte ndërmend të vizitonte vërtet Shqipërinë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Rita Ora iu përgjigj “Kjo është shumë e rëndësishme për mua, por do të mbetet një surprizë!” Ndërkohë që tashmë gjithçka është gati për koncertin e saj. Ajo ka kërkuar standarde të larta teknike të skenës e fonisë dhe dëshiron që koncerti të transmetohet në Televizionin Publik Shqiptar dhe jo në ndonjë televizion privat. Le të shohim se si do të jenë veshjet e saj për natën e koncertit dhe perfomancat, pasi së fundi ajo e zëvendësoi ekstravagancën me veshje lëkure tepër serioze për sa i përket mbulimit të pjesëve të trupit. Por koncerti nuk do të jetë vetëm i Rira Orës. Ajo do të shoqërohet nga një grup këngëtarësh të preferuar në treg për momentin, të cilëve u janë ofruar 1 mijë euro për të kënduar në koncertin e Rita Orës. Disa nga emrat e zbuluar deri tani janë: Bojken Lako, Anjeza Shahini, Noizy, Adelina Tahiri etj.

Vjollca Haxhiu duet me Medën

Pas dy dueteve të realizuara me Sabri Fejzullahun që u pritën mjaft mirë nga publiku, këngëtarja Vjollca Haxhiu ka pranuar edhe ofertën nga Meda për të realizuar një këngë të përbashkët, e cila shtjellon një temë dashurie. “Duetet tani janë shumë në trend, andaj po vazhdoj t’i realizoj. Duetet me Sabriun ‘Ilaçi im’ dhe ‘Ku je me kënd je’ kanë qenë një bashkëpunim që mua më kanë dhënë shumë vullnet dhe optimizëm për punë. Andaj kjo ka reflektuar edhe te publiku”. “Prandaj me mjaft dëshirë e pranova ofertën e Medës për të realizuar një këngë bashkë, të cilën do ta lansojmë shumë shpejt dhe kam përshtypjen se edhe kjo këngë sikurse duetet paraprake do të pëlqehen në publik”, ka thënë Vjollca për Zëri.