Totali i vizitorve

Wednesday, November 21, 2012

Adelina së shpejti bëhet nuse

Adelina Ismajli, ka qëndruar për disa ditë në Tiranë, dhe sigurisht që atje ajo u prit nga një numër i madhë i të intervistuesve të cilët u interesuar për gjithçka që ka të bëj me të. E pyetur edhe për jetën e saj private ajo tha se martesa nuk është edhe aq larg. Diva shqiptare ka bërë të ditur se ajo dhe i dashuri i saj tashmë e kanë diskutuar mundësinë e martesës. Adelina për tashmë disa vite është në lidhje me menaxherin e saj, Valin, dhe nuk e ka kursyer veten të tregojë se është e dashuruar kokë e këmbë në të dhe se i dashuri i saj ia ka ndryshuar jetën për të mirë. Këngëtarja së shpejti do të lansojë edhe albumin e saj më të ri.

Anxhela Martini, imazhe pikante, e zhveshur në krahët e një djali

Anxhela Martini po vazh don rrugën e gjatë dhe plot suksese prej modeleje. Së fundmi është publikuar një foto ku shihet modelja shqiptare gjysmë nudo bashkë me një djalë të ri, pothuajse i zhveshur. Duket qartë që dy të rinjtë ndodhen në ambientet e një studioje fotografike… Bukuroshja Anxhela Martini shfaqet në krahët e një që mund të jetë kolegu model, mund të jetë i dashuri, ose mund të jetë kuratori i imazhit të saj. Kush e di?! E vetmja gjë e sigurt që mund të themi, është se ai është djalë me fat. Anxhela Martini është një nga femrat më të bukura dhe më seksi që përfaqësojnë Shqipërinë në botë. Ajo është ndër modelet e preferuara të fotografit Fadil Berisha. Prezenca e saj para disa javësh në disa aktivitete artistike në Tiranë, ngjalli kuriozitet të madh për publikun e mediat dhe komentet pozitive ishin të shumta.