Totali i vizitorve

Tuesday, November 6, 2012

Vali Corleone: Shkëndije Mujaj Më Kërkon T’i Publikoj Videon Ku Bëjmë Mardhenie

-->
U shfaq për herë të parë në televizionin “Klan Kosova” dhe shpejt, emri i çuditshëm me të cilin u prezantua, u bë i njohur për të gjithë. Valentino Vali Corleone, siç e thërret ai veten, është një djalë shumë i pasur nga Gjilani i Kosovës, i cili tërhoqi vëmendjen rreth vetes me një numër të madh truprojash që e shoqërojnë kudo, me makina luksoze dhe veshje të shtrenjta. Deri tani ne nuk i njohim konkretisht ndonjë talent të veçantë, por ai thotë se njerëzit e duan dhe e adhurojnë, pa e treguar arsyen. Dalja e tij në emisionin “Zonë e lirë” ngjalli diskutime të mëdha dhe komentet ishin nga më të ndryshmet. Këngëtaret që ai përmendi e gjykuan si gënjeshtar. Në këtë intervistë për “Bluetooth”, Vali Corleone sqaron dhe tregon të vërtetat e tij Vali, si i kalove ditët në Tiranë? Kam kaluar perfekt në Tiranë. Të pëlqen Tirana? Më pëlqen absolut! Dole për jetë nate? Si t’u duk? Kam dalë në një club dhe ka qenë shumë mirë. Kush janë më të bukura, femrat e Tiranës apo të Prishtinës dhe pse? Po mendoj, që më seksi janë të Tiranës. Cilat janë komentet që ke marrë nga njerëzit pas daljes te Çani? Pas daljes nga “Zonë e lirë” kam marrë 99.9% komente krejt pozitive. Krejt më kanë thënë “Ti je mbreti i 10 milionë shqiptarëve në glob”. Këtë e kam pasur në shumë mesazhe. Gjithashtu po më thërrasin shumë kompani për reklamë. Pas emisionit, të erdhën oferta joshëse nga femrat? Për seks, absolut. Më kanë ardhur shumë oferta prej gjithë globit, kudo ku ka shqiptarë. U komentua që, kur ishe në studio tek Arjan Çani, ishe i dehur. Është e vërtetë? Jo, absolut! Nuk kam qenë i dehur dhe as nuk dehem kurrë. Këtë e dinë shumë njerëz, ok… Çfarë po pije pa pushim atë natë? Atë natë kam pirë “Jack Daniels” dhe “Jagermeister”. Këngëtaret që ti ke përmendur nuk i pranuan si të vërteta ato që the. Tuna, Fjolla Morina, Adelina Ismaili dhe Shkendie Mujaj kanë thënë se ti gënjen. Çfarë ke për t’u thënë? Absolut janë të gjitha të vërteta! Por ato kanë dëshirë të kapen për të qenë në qendër të vëmendjes, duke thënë që Vali ka gënjyer. Por jo, unë kurrë nuk gënjej! Për shembull, Shkendia ka dëshirë që unë të publikoj një video-sex që kemi bërë bashkë. Por unë nuk e bëj këtë, për shkak se ajo mendon të bëhet si Kim Kardashian e të marrë famë prej meje. Ti, ke të dashur? Absolut po. E kam një të dashur nga Moska. Sa e rëndësishme është për ty pamja e jashtme e një femre? Pamja e jashtme absolut që është e rëndësishme. Femra duhet të jetë se ksi që unë të dal me të, dhe të bëj se ks “full hh”. Çfarë të eksiton më shumë në trupin e një femre? Në trupin e një femre më eks itojnë të pasmet, gjoksi dhe buzët. Po se ksi, është i rëndësishëm për ty? Po, absolut. Unë, vetëm sex bëj online. Sa herë në javë bën se ks? S’di t’i numëroj se sa herë në javë bëj se ks dhe full se x… Pastaj, po dashurohen me mua absolut! Sa lekë harxhon brenda një dite dhe për çfarë shpenzon më tepër? Nuk e di sa para harxhoj në ditë. Varet nga dita. Edhe një pyetje të fundit; cili është politikani që të pëlqen më shumë dhe pse? Më pëlqen pak George Bush, sepse ka një zemër luftarake dhe i ndez luftërat si cigaret, absolut. Ashtu ka një ngjashmëri të trurit me mua. Tjetër politikan që mendoj se ia vlen është Sali Berisha, sepse ka punuar shumë dhe ka bërë shumë. Mendoj për të, që është absolut një burrë me full karakter dhe trim. -->