Totali i vizitorve
Sunday, October 21, 2012
“Bajrami dhe namazi mund të falen edhe në kishë”
I pyetur se a bën apo nuk bën të falet Bajrami në kishë, imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka thënë për “Presheva Jonë”: “Edhe pse nuk është e pëlqyeshme, nëse falet Bajrami në kishë nuk mund të themi se nuk pranohet. E them ketë me plote bindje, se kisha është tokë e Allahut, vend i Allahut (xh.sh) e Pejgamberi Alejhi selam ka thënë : ‘Mua më është bërë toka xhami, kudo që ju zë koha faluni’. Prandaj, në çdo vend toke, me kusht që të jetë i pastër, bënë të falet namazi, apo Bajrami”..
Në mungesë të lokaleve për ceremonitë fetare, qofshin ato edhe për Kurban Bajram, Bashkësia Islame e Payernet, një qytezë zvicerane, i është drejtuar një kishe për të kërkuar hapësirë për faljen e Kurban Bajramit për komunitetin myslimanë.
Imami i Gjenevës, Soufiane Mhedjiri, thotë se “islami nuk ua ndalon besimtarëve të falen në kishë, nëse ata nuk kane ndonjë hapësirë tjetër për ceremoni fetare dhe nëse ai lokal plotëson disa kritere: vendi të jetë i pastër dhe të mos ketë statuja fetare”!
Famullitari katolik zviceran, Dominique Voinçon, ka vendosur që këtë Kurban Bajram ta festojë bashkërisht me myslimanët në Payerne.
“Jam ndikuar nga përvoja ime në një fshat në Burkina Faso. Myslimanët dhe të krishterët jetonin në harmoni në të gjitha festat fetare”, ka thënë ai.
Tuna "çmend" një fans
Nese Jeni Kunder kesaj sjellje Beni Like kete postim ti tregojm tunes se nuk shkon kshtu
Subscribe to:
Posts (Atom)