Totali i vizitorve

Tuesday, November 13, 2012

Filmi i parë shqiptar porno, xhirohet në liqe

Tiranë, 13 nëntor - Filmi i parë pornografik në Shqipëri, me aktorë dhe mjedise tërësisht shqiptare, do të këtë premierën e tij në muajin qershor. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, 25 vjeçari Erion Murizi, shprehet për idenë dhe materializimin e saj në një film të tillë. Pas publikimit të statusit në Facebook dhe ndihmës që i dhanë shokët e tij ai mundi të nisë xhirimet për filmin. Erioni thotë se pjesëmarrëse janë 3 vajza shqiptare që jetojnë në Itali si dhe 3 djem shqiptar. “Për djemtë nuk ishte e vështirë fare. Ata nuk e kishin problem dhe kishim shumë kërkesa. Të gjithë u zgjodhën nëpërmjet një audicioni të hapur”,- tha Murizi. Xhirimet e filmit janë realizuar në vende të ndryshme si Liqeni Artificial në Tiranë, në një vila në Golem të Durrësit e madje edhe në urbanet e Tiranës. Djali gjithashtu shprehet se familja e tij nuk e priti mirë idenë e këtij filmi madje e ëma e kërcënuar me dëbim nga shtëpia. “ Mamaja e mori vesh nga interneti, ku kishin qarkulluar thashetheme e para për filmin. Më mori në telefon dhe më tha, “Çfarë ke bërë këtë herë? Nuk të pranoj më në shtëpi”,- rrëfen aktori. Erion Murizi punon si aktor dhe stripman në lokalet e natës dhe arriti të ndërthurte jetën e natës me striptizmin në një film pornografik, i cili ka hapur mjaft polemika

Yjet po shfaqin anën patriotike (Foto)

Me afrimin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, këngëtarët tanë po tregojnë anën e tyre patriotike duke u shfaqur me flamujt shqiptarë. Getoar Selimi si për fillim publikoi këngën “N’Prishtinë”, e cila flet për vendin tonë, pastaj u bë një thirrje masive në rrjetin social Twitter, për t’u bërë pjesë e trendit #100yearsALBANIA. Pesë minutat e famës ky postim i arriti dje (e hënë) kur nga qindra e mijëra njerëz, sidomos VIP-at tanë, për pesë minuta të vetme, postuan termin #100yearsALBANIA, kështu duke u bërë Trending Topic në gjithë botën. (Trending Topic, është një term i cili postohet (cicërohet) në mbarë botën për më shumë se 2.000 postime në minutë. E termi #100yearsALBANIA të hënën në orën 20:00 deri më 20:05, ishte postimi më i shkruar në rrjetin Twitter.)
Po ashtu, Geti postoi një fotografi në të cilën tregonte tatuazhin e shqiponjës në shpinën e tij. Përveç postimeve, çdo ditë me foto të ndryshme e me flamujt tanë kombëtarë po na shfaqen këngëtarët.
Modelja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj, ka postuar disa foto, ku shihet me flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës. E as Tuna nuk i mungoi shfaqjes patriotike në Twitter. Këngëtarja bukuroshe postoi një fotografi ku është e mbuluar me flamurin kuq e zi.