Totali i vizitorve
Tuesday, November 13, 2012
Yjet po shfaqin anën patriotike (Foto)
Me afrimin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë, këngëtarët tanë po tregojnë anën e tyre patriotike duke u shfaqur me flamujt shqiptarë.
Getoar Selimi si për fillim publikoi këngën “N’Prishtinë”, e cila flet për vendin tonë, pastaj u bë një thirrje masive në rrjetin social Twitter, për t’u bërë pjesë e trendit #100yearsALBANIA.
Pesë minutat e famës ky postim i arriti dje (e hënë) kur nga qindra e mijëra njerëz, sidomos VIP-at tanë, për pesë minuta të vetme, postuan termin #100yearsALBANIA, kështu duke u bërë Trending Topic në gjithë botën.
(Trending Topic, është një term i cili postohet (cicërohet) në mbarë botën për më shumë se 2.000 postime në minutë. E termi #100yearsALBANIA të hënën në orën 20:00 deri më 20:05, ishte postimi më i shkruar në rrjetin Twitter.)
Po ashtu, Geti postoi një fotografi në të cilën tregonte tatuazhin e shqiponjës në shpinën e tij.
Përveç postimeve, çdo ditë me foto të ndryshme e me flamujt tanë kombëtarë po na shfaqen këngëtarët.
Modelja e njohur shqiptare Afërdita Dreshaj, ka postuar disa foto, ku shihet me flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës.
E as Tuna nuk i mungoi shfaqjes patriotike në Twitter. Këngëtarja bukuroshe postoi një fotografi ku është e mbuluar me flamurin kuq e zi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment