Totali i vizitorve
Sunday, November 25, 2012
Rita Ora falas në Tiranë, këngëtarët tjerë nga një mijë euro
Rita Ora do këndojë në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në natën e 28 Nëntorit, në një koncert madhështor që do të mbahet në sheshin “nënë Tereza”. Këngëtarja e njohur e muzikës pop me origjinë shqiptare pasi shkeli Kosovën, ku realizoi dhe videokëngën e saj të fundit, tashmë ka vendosur në agjendën e saj dhe Tiranën, ku do këndojë falas për këtë 100-vjetor Pavarësie. Ajo, siç raporton panorama udhëton nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për koncertin e veçantë, ku do të këndojë vetëm tri këngë nga repertori saj. Mediat shqiptare dhe ato kosovare e kanë konsideruar ardhjen e Rita Orës në Shqipëri një surprizë të vërtetë, meqë artistja tashmë është shumë e famshme pasi ka qëndruar në krye të klasifikimeve muzikore në Britaninë e Madhe dhe SHBA. Para se të pranonte këtë ftesë nga Shqipëria për koncert, pyetjes së gazetarëve se a kishte ndërmend të vizitonte vërtet Shqipërinë me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Rita Ora iu përgjigj “Kjo është shumë e rëndësishme për mua, por do të mbetet një surprizë!” Ndërkohë që tashmë gjithçka është gati për koncertin e saj. Ajo ka kërkuar standarde të larta teknike të skenës e fonisë dhe dëshiron që koncerti të transmetohet në Televizionin Publik Shqiptar dhe jo në ndonjë televizion privat. Le të shohim se si do të jenë veshjet e saj për natën e koncertit dhe perfomancat, pasi së fundi ajo e zëvendësoi ekstravagancën me veshje lëkure tepër serioze për sa i përket mbulimit të pjesëve të trupit. Por koncerti nuk do të jetë vetëm i Rira Orës. Ajo do të shoqërohet nga një grup këngëtarësh të preferuar në treg për momentin, të cilëve u janë ofruar 1 mijë euro për të kënduar në koncertin e Rita Orës. Disa nga emrat e zbuluar deri tani janë: Bojken Lako, Anjeza Shahini, Noizy, Adelina Tahiri etj.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment