Totali i vizitorve

Sunday, October 28, 2012

Burundi e njohu Kosovën

Republika e Burundit është shteti i radhës, anëtar i OKB-së, që e ka njohur Republikën e Kosovës. Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli nga ministri i punëve të Jashtme të Burundit Laurent Kavakure, në kryeqytetin këtij shteti, Bujumbura, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kabineti i zv.kryeministrit Pacolli. Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës Lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Njohja nga ky shtet është e rëndësishme edhe për faktin se thyhet akulli i njohjes së Kosovës nga vendet të cilat kultivojnë marrëdhënie të mira me vendet siç janë: Rusia, Kina dhe India, të cilat e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, thuhet në njoftim. Gjithashtu, në këtë pjesë të Afrikës, edhe lobimi serb është shumë i angazhuar veçanërisht në sferën ekonomike. Gjithsej pelqime

No comments:

Post a Comment