Totali i vizitorve

Saturday, December 1, 2012

Serbët dogjën flamurin shqiptar dhe të Kosovës

Në pjesën e dytë të një ndeshje futbolli simpatizuesit e ‘Radit’ të Beogradit “United Force”, sot në Nish kanë djegur flamurin shqiptar dhe atë të Republikës së Kosovës. Ky akt ka ndodhur gjatë ndeshjes midis Radnickit të Nishit dhe Radit të Beogradit. Veprimin e simpatizuesve të “Radit” e përkrahën të gjithë shikuesit në stadium, shkruajnë mediet e Beogradit. Njëherë ata kallën flamurin kombëtar shqiptar e pastaj edhe atë të Republikës së Kosovës. Ndërkohë, tifozët e skuadrës vendëse shpaluan transparentin, me të cilin shfaqnin ndjenjat kundruall shqiptarëve dhe Kosovës dhe fqinjëve të tjerë. “Zagrebit, Tiranës posaçërisht Hagës ua shkërdhefshim me listë çdo gjë në pragun e derës”, ishte përmbajtja e një parulle të madhe që mbanin tifozët në tribunën e ekipit futbollistik nga Nishi.

No comments:

Post a Comment